CONFEDERATIONS

REUTERS
Rekorderët spanjollë, nuk falin
20 June, 2013 @23:03
Kampioni Botëror dhe Europian, Spanja, është treguar e pamëshirshme sonte ndaj skuadrës modeste të Tahitit, për të thyer rekordin e fitores më të thellë në histori të Kupës së Konfederatave.
Skuadra e Vicente Del Bosques shënoi fitore 10-0 ndaj Tahitit, që mundohej për të shënuar së paku njëherë.
Del Bosque në fushë kishte futur tërë ekipin rezerv të Spanjës, duke e lënë vetëm Sergio Ramosin nga ekipi i parë i Spanjës.
Fernando Torres shënoi katër herë, David Villa tre herë, David Silva dy herë dhe Juan Mata një herë për fitoren historike spanjolle të Kupës së Konfederatave. Çka është më interesant, Torres nuk arriti të shënojë penalltinë - duke goditur shtyllën.
Spanjollët janë treguar jashtëzakonisht profesionist në fushë, përkundër kundështarit amator - derisa vetë fakti që ekipi i dytë spanjoll fitoi me gati dyfish më shumë gola se 11-shja e parë nigeriane në ndeshje ndaj Tahitit - tregon fuqinë e Furisë së Kuqe.
Me fitore, Spanja siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave.