SUPERTALENTI

REUTERS
Isco në Man. City!
21 June, 2013 @9:38
Raportet e mëngjesit të sotshëm në Sky Sports dhe njoftimi i të përditshmes gjermane Bild, thonë se kalimi i mesfushorit të talentuar, Isco, në Manchester City është punë e kryer.
Sipas njoftimeve, Isco brenda këtyre ditëve do të udhëtojë për në Etihad, ashtu që të përfundojë testet mjekësore dhe të zyrtarizojë kalimin.
Sa i përket dëmshpërblimit dhe rrogës së tij, nuk ka asnjë të dhënë ende. Kurse bëhet e ditur se vendimi i tij për të kaluar në Manchester City ka ardhë pas bisedës me Manuel Pellegrinin, që ditë më parë kaloi nga Malaga te nënkampioni anglez.
Premtimi se ai do të ketë shumë më shumë hapësirë në City sesa në Real Madrid dhe do të ketë më shumë mundësi që të tregohet - kanë qenë vendimtare.
Isco ditë më parë u shpallë lojtari më i mirë i Kampionatit Europian U-21. Ai me Malagën ka arritur sukses të jashtëzakonshëm këtë stinor, ndërsa tash siç po shihet pas trajnerit Pellegrini, edhe ai është në rrugë për Manchester.