BRAZILI 2014

REUTERS
Irani i beson Queirozit
21 June, 2013 @15:09
Me kualifikim në Kampionat Botëror, Brazili 2014, portugezi Carlos Queiroz, i ka siguruar vetes kontratën edhe për një vit - ka njoftuar sot agjencioni i lajmeve Fars.
“Pas kualifikimit në Kampionat Botëror, kontrata e tij i është vazhduar deri në fund të kësaj gare,” ka shkruar ky agjencion, derisa vetë Querioz ka shtuar:
“Kontrata ime është e tillë ashtu që vazhdon hap pas hapi në pajtim me interesim e Federatës Iraniane,” është cituar të ketë thënë 60 vjeçari.
Queiroz, ish trajner i Real Madridit, ka arritur që të nxjerrë përfaqësuesen iraniane si të parën në Grupin A të Zonës së Azisë dhe Oqeanisë, duke e mposhtur në ndeshjen vendimtare Korenë favorite si mysafir 1-0.