PAULINHO

Sky
Tottenham më konkret se Inter
22 June, 2013 @11:35
Talenti brazilian, Paulinho, është shumë afër kalimit në Tottenham. Sipas njoftimeve të sotshme të Daily Mail dhe Sky Sports, Tottenham, ka ofruar 20 milionë eurot e kërkuara klubit brazilian, Corinthians, për 24 vjeçarin.
“Negociatat janë duke shkuar shumë mirë, janë edhe disa pika për të cilat duhet të bisedojmë, por mund të them se janë duke shkuar mirë në përgjithësi,” është cituar të ketë thënë drejtori sportiv i klubit brazilian, Edu.
Inter ka kohë që po e kërkon Paulinhon, mirëpo asnjëherë s’janë afruar me çmim të dëmshpërblimit sa po kërkon Corinthians. Roma dhe Real Madridi gjithashtu janë duke e monitoruar këtë djalosh, por deri tani Interi dhe Tottenhami janë më të afërt për realizim të marrëveshjes.