REKORDI

REUTERS
Chelsea fiton miliona shtesë
22 June, 2013 @11:52
Sponsorimi i ofruar nga marka e veshëmbathjeve, Adidas, për Chelsean, është rekord i ri botëror në këtë lëmi.
Adidas do t’i paguajë Chelseat 300 milionë funta ashtu që skuadra londineze në dhjetë vitet e ardhshme t’i veshë fanellat e këtij prodhuesi.
Me këtë, skuadra e Chelseat, i ka dhënë edhe një shtytje trajnerit Jose Mourinho, për shpenzime gjatë afatit kalimtar.
Rekordi i mëhershëm ka qenë lidhja Nike - Manchester United, që ka kushtuar 287 milionë funta për 15 vite, kontratë kjo e nënshkruar në vitin 2000.