ABATE

REUTERS
Kryen misioinin në Brazil
23 June, 2013 @9:33
Lëndimi i pësuar në minutën e 30-të të ndeshjes mbrëmë ndaj Brazilit, ka përfunduar aventurën braziliane të Abates, kanë njoftuar sot mediat italiane.
Ai ka nxjerrë krahun nga vendi pas goditjes së pësuar dhe përkundër gjithçka është në vendin e vetë për momentin, ai nuk do të mund të luaj në ndeshjet e radhës.
Italia është mposhtur nga Brazili mbrëmë 4-2 dhe ka përfunduar në vendin e dytë të Grupit A të Kupës së Konfederatave, ndërsa sonte do të mësojë kundërshtarin e saj në gjysmëfinale.