CONFEDERATIONS

REUTERS
Spanja rutinore, Uruguaji kalon
23 June, 2013 @22:54
Spanja e Vicente Del Bosques nuk kalkulon asnjëherë. Furia e kuqe ka mposhtur pa problem Nigerinë 3-0 pak më parë për të përfunduar me tre fitore, tre ndeshjet e Grupit B.
Jordi Alba, mbrojtësi i Barcelonës ka shënuar dy herë sonte, ndërsa golin tjetër e ka shtuar Fernando Torres.
Uruguaji në anën tjetër ka shënuar fitore rutinore ndaj Tahitit 8-0, ku katër gola i ka shënuar Abel Hernandez, dy Luis Suarez dhe Nicolas Lodeiro e Diego Perez nga një.
Spanja është kualifikuar si e para në grup në gjysmëfinale, ndërsa Uruguaji ka vazhduar tutje si vendi i dytë.
Spanja në gjysmëfinale do ta ketë përballë Italinë, ndërsa Uruguaji Brazilin.
KUPA E KONFEDERATAVE, GRUPI B:
1 | Spanja | 9 pikë | ||
2 | Uruguaji | 6 pikë | ||
3 | Nigeria | 3 pikë | ||
4 | Tahiti | 0 pikë |