MONTOLIVO

REUTERS
Sevilla ofron 20 mln. €
23 June, 2013 @23:34
Sevilla ka befasuar sot tërë opinionin dhe tregun futbollistik kur Milan ka pranuar ofertën e tyre prej 20 milionë eurove për mesfushorin, Riccardo Montolivo.
Mirëpo, rossonerët pa mëdyshje kanë refuzuar menjëherë këtë ofertë nga ekipi andaluzian. Montolivo i cili aktualisht gjendet me përfaqësuesen italiane në Brazil, ku po merr pjesë në Kupën e Konfederatave, planifikohet të jetë kapiten i ri i skuadrës së Massimiliano Allegrit.
Ndërsa mediat italiane kanë gjykuar se pensionimi i Massimo Ambrosimit është arsyeja kryesore pse Milan nuk dëshiron të dëgjojë për largimin e Montolivos, i cili gjithsesi pritet të jetë kapiten i ri i Allegrit.