PSG

REUTERS
Blanc sot në Paris
24 June, 2013 @11:31
Ish trajneri i Bordeaux dhe përfaqësueses së Francës, Laurent Blanc, ka konfirmuar për mediat françeze se ai sot do të bisedojë me krerët e PSG-së për një kalim të mundshëm në kryeqytet.
“Po, do të jem në Paris sot për të biseduar. Ka gjasa që mund të nënshkruaj kontratë. Për më shumë do t’ju njoftoj më vonë,” citohet t’i ketë thënë Blanc, Le Parisienit.
Blanc ka bërë bujë si trajner kur Bordeaux-në e bëri kampion në vitin 2009 dhe e fitoi Kupën e Francës, po atë vit. Tash të njejtën gjë pretendon ta bëj edhe me kampionin aktual, por duke e ngritur në një nivel më të lartë loje.