ITALIA

REUTERS
Balotelli mungon
24 June, 2013 @9:57
Pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Brazilit, sulmuesi italian, Mario Balotelli do t’i mungojë përfaqësueses në ndeshje ndaj Spanjës, të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave.
Mungesa e Balotellit në ndeshje ndaj Spanjës llogaritet si hendikep i madh për Italinë.
Andrea Pirlo dhe Riccardo Montolivo janë gjithashtu në listën e të lënduarve, por ata pritet që të kthehen në formacion në ditën e ndeshjes.
Gjysmëfinalja e Kupës së Konfederatave ndërmjet Spanjës dhe Italisë luhet të enjten dhe fillon në ora 21:00 me kohën tonë lokale.