ANCELOTTI

REUTERS
Nesër zyrtarizohet
24 June, 2013 @11:44
Pritjet e shumta të madrilenëve për trajnerin e ri, do të përfundojnë si duket nesër.
Gati të gjitha gazetat e sotshme spanjolle kanë njoftuar për zyrtarizimin e Carlo Ancelottit si trajner i Real Madridit, që nga dita e martë.
Ancelotti i cili bëri PSG-në kampion në Francë, është trajner me përvojë të madhe dhe prej se u largua Jose Mourinho nga Real Madridi, vetëm emri i tij është përfolur si zëvendësim i mundshëm në Santiago Bernabeu.
Bisedimet që Laurent Blanc po i bën me krerët e PSG-së në ndërkohë, vetëm se e vërtetojnë kalimin e Ancelottit në Madrid.