PERNAMBUCANO

funscrape.com
Pensionohet Juninho
24 June, 2013 @22:04
Mesfushori fantastik i periudhës së artë të Lyonit, Juninho, sot është pensionuar nga futbolli aktiv. Juninho ka lënë futbollin aktiv si lojtar i New York Red Bulls në moshën 38 vjeçare.
Koha e artë e tij me Lyonin në fillim të shekullit aktual ka bërë që ai të futet në legjendat e klubit françez dhe njëkohësisht të jetë tmerr i portierëve kundërshtar me aftësinë e tij të jashtëzakonshme të shënimit nga gjuajtjet e lira prej largësive të mëdha.
Juninho ka qenë përveç tjerash edhe kapiten i vërtetë, pasi që ka qenë lider i vërtetë në një Lyon të mbushur me yje si Michael Essien, Florent Malouda, Karim Benzema, Fred, Sylivan Wiltord dhe shumë e shumë të tjerë.
Ai ka fituar shtatë herë me radhë titullin e kampionit në Ligue 1 me Lyonin, duke e bërë klubin nga juglindja e Francës të pakapshëm për skuadrat tjera. Ai gjithashtu iu kujtohet mirë edhe tifozëve të Real Madridit, pasi që ka qenë shkaku kryesor i eliminimit të madrilenëve nga Liga e Kampionëve, për tre herë gjatë viteve 2002-2008.