PJANIC

REUTERS
Tifozi i Realit s’refuzon Barçën
24 June, 2013 @21:51
Organizatori boshnjak i Romës, Miralem Pjanic, këto ditë është duke u përfolur si një opcion i mundshëm i Barcelonës.
Mesfushori që ka luajtur me Lyonin më parë, në një intervistë të dhënë për Oslobodjenjen boshnjake ka thënë se do të ishte çmenduri po ta refuzonte Barcelonën.
“Gjithmonë kam qenë tifoz i Real Madridit, që nga fëmijëria, mirëpo do të ishte kënaqësi të luash për Barcelonën,” i ka thënë ai gazetës.
“Aktualisht jam futbollist i Romës dhe nuk e di se çka do të ndodh deri në fund të afatit kalimtar, por definitivisht nuk do ta refuzoja Barcelonën,” ka thënë mesfushori 23 vjeçar.
Pjanic është qe dy stinorë te Roma prej se erdhi nga Lyon. Ai ka pasur 57 paraqitje për ekipin nga kryeqyteti italian, ndërsa ka shënuar gjashtë gola në dy stinorët e fundit për giallorosët.