PARIS
REUTERS
Blanc, në krye të PSG
25 June, 2013 @13:24
Kampioni françez, Paris St Germain, nuk ka vonuar aspak për të njoftuar opinionin për trajnerin e ri.
Posa Real Madrid ka zyrtarizuar Carlo Ancelottin në krye të tyre, parisienët pas gjysëm ore kanë njoftuar publikun se ish trajneri i Francës dhe Bordeaux-së, Laurent Blanc, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kampionin françez.
Carlo Ancelotti arriti ta udhëheq ekipin parisien drejt titullit të kampionit në stinorin 2012/13, që është titulli i parë pas stinorit 1993/94 për PSG-në.
Laurent Blanc, të njejtën gjë e ka bërë me Bordeaux-në në stinorin 2008/09.