ANCELOTTI
REUTERS
Italiani në Madrid
25 June, 2013 @12:56
Trajneri i deritashëm i PSG-së, Carlo Ancelotti, ka arritur marrëveshje me skuadrën mbretërore spanjolle, Real Madrid.
Pas largimit të Jose Mourinhos nga skuadra, Real Madrid para pak çastesh ka zyrtarizuar italianin si kryetrajner të saj të ardhshëm.
Real Madrid do t’i paguajë Paris St Germainit 4 milionë euro për dëmshpërblimin e italianit, ndërsa pasdite do të bëhet prezentimi i tij si trajner i ri.
Carlo Ancelotti ka nënshkruar për tre vjet me Real Madridin.