CRUYFF

REUTERS
Shiteni Messin
25 June, 2013 @15:23
Johan Cruyff, që ka qenë pjesë e klubit katalonas në 143 ndeshje duke shënuar 48 gola në karrierë për ata, si dhe ka udhëhequr klubin për tetë vite deri në vitin 1996 - ka thënë se është e rrezikshme të ndërtohet ekipi rreth dy super yjeve.
Mendimi i tij do të ngjallë kritika të shumta, pasi që Messi është futbollisti aktualisht më i mirë në botë që është dëshmuar në çdo aspekt, me bilanc prej 215 golave në 246 ndeshje.
Mirëpo, Cruyff mendon ndryshe.
“Me Neymarin në ekip do të planifikoja shitjen e Messit. Disa mund të pajtohen me këtë ide, disa jo. Por është tejet e vështirë që të menaxhohet një skuadër e cilësisë kaq të lartë,” i ka thënë ai Marcas sot.
“Pastaj fakti që Neymar dhe Barcelona janë të lidhur me kompaninë Nike, e Leoja me Adidas - është kjo situatë që mund të shkaktojë probleme,” ka shtuar Cruyff.
Në fund gazetari i Marcas e ka pyetur a do të kishte transferuar ai Neymarin po të ishte vendimmarrës te Barça.
“Jo. Është tejet e rrezikshme, ai duhet të tregohet ende.”