UEFA

NTV Spor
Edhe Besiktas dënohet
25 June, 2013 @22:19
Komisioni disciplinor i UEFA-së ka marrë vendim që edhe skuadra tjetër nga Stambolli të dënohet me mospjesëmarrje në gara europiane. Kështu, Besiktas, që dyshohet për kurdisje ndeshjesh, ka marrë suspendim njëvjeçar nga UEFA-ja, që do të thotë se stinorin 2013/14 ata nuk do të kenë të drejtë të garojnë në Europa League.
Besiktas, sot zyrtarizoi trajnerin e ri, kroatin Slaven Bilic, ndërsa drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se do të ankohen në CAS lidhur me vendimin e Komisionit Disciplinor të UEFA-së.
Besiktas ka përfunduar stinorin 2012/13 në vendin e tretë të Superligës turke dhe kishte siguruar një vend që dërgon në stinorin 2013/14 në Europa League. Tashmë për këtë vend konkurrojnë Kayserispor dhe Kasimpasa, pas vendimit të UEFA-së.
UEFA-ja suspendoi edhe Fenerbahçen sot.