MIGNOLET

REUTERS
Liverpool nuk ndalet
26 June, 2013 @8:39
Portieri i përfaqësueses belge, Simon Mignolet, ka nënshkruar kontratë me Liverpoolin pasi që kaloi testet mjekësore dje.
Portieri 25 vjeçar ka impresionuar me paraqitjet e tij prej se arriti në Sunderland nga Sint Truiden në vitin 2010, duke u bërë njëri ndër portierët më premtues në Europë.
Mignolet është përforcimi i katërt i Liverpoolit për stinorin 2013/14. Para tij të kuqtë nga Anfield Road nënshkruan me Kolo Toure të Manchester Cityt, Iago Aspas të Celta Vigos dhe Luis Alberto të Sevillas.
Kryetrajneri i klubit, Brendan Rodgers, është duke shikuar mundësinë që të përforcohet edhe me qendërmbrojtësin e Sporting Lisboas, Tiago Iloris si dhe sulmuesin armen të Shakhtar Donetsk, Henrikh Mkhitaryan.