Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JURADO

Me letra në Spartak

Eurosport

Me letra në Spartak


26 June, 2013 @14:28

Jurado i cili stinorin e kaluar e kaloi si huazim në Moskë te Spartaku, tani më edhe me letra është lojtar i moskovitëve.
Mesfushori spanjoll, i cili erdhi në Schalke në vitin 2010 nga Atletico Madrid, luajti bashkë me ish bashkëlojtarin e tij nga Real Madridi, Raul Gonzalez, për dy stinorë, por ai nuk arriti të bëj një vend të sigurt në formacionin bazë të ekipit nga Gelsenkirchen.

Skuadrat nuk kanë bërë të ditura shumën e dëmshpërblimit që ka paguar Spartaku për spanjollin 26 vjeçar, që ka luajtur për të gjitha përfaqësueset e Spanjës, përveç asaj seniore.

Jurado (Jose Manuel Jurado Marin, emri i plotë), ka zhvilluar 18 ndeshje me Spartakun në stinorin e kaluar dhe ka shënuar tre gola për ekipin rus.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga