KINË

Google Images
Salihi, nuk ndalet
27 June, 2013 @9:32
Hamdi Salihi ka treguar përsëri aftësinë e tij para portave kundërshtare.
Shkodrani ka shënuar dy herë për skuadrën e tij Jiangsu Sanity dje, në fitoren prej 3-0 ndaj Qingdao Jonoonit.
Pas shënimit të golave në minutat 35’ dhe 73’, Salihi 29 vjeçar, është zëvendësuar nga trajneri serb i skuadrës, Dragomir Okuka, në minutën e 80-të - pasi që tashmë dihej fituesi i ndeshjes.
Jiangsu, pas 14-të xhirove gjindet në pozitën e gjashtë të ligës elite të futbollit kinez.
Salihi është aktualisht golashënuesi i tretë më i mirë në Kinë me tetë gola të shënuara, pas brazilianëve, Elkeson (16 gola) dhe Edu (11 gola).