CHELSEA

REUTERS
Marin s’kalon testin ‘Mourinho’
28 June, 2013 @18:59
Marko Marin, mesfushori ofanziv i Chelseat, do të kalojë stinorin 2013/14 në La Liga të Spanjës, pasi që Jose Mourinho ka dhënë leje që ai të huazohet në Sevilla.
Ardhja e bashkëkombasit të tij në Londër, Andre Schurrle, nga Bayer Leverkusen ka treguar se Marko Marin nuk i ka mbushur kriteret e portugezit Mourinho.
“Chelsea dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për huazim të Marko Marinit për një stinor,” ka shkruar në njoftimin e lëshuar nga klubi londinez.
Marin, ka bërë 16 paraqitje me Chelsean stinorin e kaluar dhe për shkak të lëndimit parasezonal, ai është vonuar në debutim të hershëm.