CONFEDERATIONS

REUTERS
Drama, i takoi Spanjës
27 June, 2013 @22:33
Dy portierët padyshim më të mirë në botë. Iker Casillas i Spanjës në njërën anë dhe Gianluigi Buffon i Italisë në tjetrën. Borozani.com
Por çka vlen kjo kur futbollistët e të dyja palëve janë të nivelit botëror, asnjëri nuk huqte. Penallti të ekzekutuara që edhe manualet do t’ia kishin lakmi. Xavi, Iniesta, Pirlo, De Rossi, etj. Derisa i erdhi radha qendërmbrojtësit Leonardo Bonucci që gjuajti mbi portë. E tëra përfundoi këtu. Jesus Navas (që me lojën e treguar ka paralajmëruar stinor të bereqetshëm në ekipin e tij të ri, Manchester City) shënon në fund për rezultatin përfundimtar 7-6.
Rezultat ky që e bën Spanjën finaliste të Kupës së Konfederatave, ku të dielën do të ndeshen me Brazilin.
Ndeshja ndërkaq ka qenë ndër më të mirat dhe më interesantet e Kupës së Konfederatave. Përkundër se pa gola gjatë 120 minutave, Italia ka shfaqur një lojë që ka lënë për të shumtën e kohës Spanjën pa përgjigje. Italia kishte posedimin, rastet, shtyllat. Spanja këndellej sa më shumë që zgjaste loja, këtë e vulosën në 15 minutëshin e fundit të vazhdimeve, kur mbyllën tërësisht Italinë, por prapë gol nuk kishte.
Cesare Prandelli edhe njëherë ka treguar se ka bërë revolucion në futbollin tradicional të kombëtares italiane (pa marrë parasysh mungesat e sotme, Balotelli dhe Abate). Ndërsa Spanja gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, dukej si e painteresuar dhe e habitur se si duhej të ndjekte topin që qarkullohej nga azzurrët.
Pas 90 minutave ndoshta Italia e meritonte fitoren, por pas 120 minutave lojë Spanja tregoi cilësinë e lartë botërore. Penalltitë kanë qenë zgjidhja më e mirë për sonte - dhe ashtu ndodhi. Ndeshje të mëdha si këto, më mirë është t’i vendos ‘llotaria’ e penalltive.
FIFA Man of the Match - Lojtari i ndeshjes:
Iker Casillas - Spanja |