CORNELIUS

Google Images
Talenti në Cardiff
27 June, 2013 @15:46
Skuadra uellsiane, Cardiff City, ka kompletuar marrëveshjen e parë pas përfundimit të stinorit.
Ata kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e sulmuesit të ri dhe të talentuar danez, Andreas Cornelius.
Cornelius 20 vjeçar do t’i bashkohet Cardiff Cityt nga Kobenhavn, ku fitoi çmimin lojtari i vitit në stinorin paraprak.
Danezi, ka shënuar 18 gola në 32 paraqitje stinorin e fundit dhe do të regjistrohet si transferi i parë i skuadrës që për herë të parë në histori të saj do të luaj në Premier League. Për këtë futbollist ka qenë jashtëzakonisht i interesuar edhe Arsene Wenger i Arsenalit, por oferta e Cardiffit paskësh qenë më e mirë.