TITO

REUTERS
Me asistent të ri
28 June, 2013 @23:04
Joan Francesc Ferrer Sicilia, i njohur si Rubi, do të jetë asistenti i ri i Tito Vilanovas në stinorin 2013/14.
Rubi 43 vjeçar më parë ka qenë trajner i Gironas në Segunda Division dhe vetëm në finale të Play-Offit nuk arriti që për herë të parë në histori të këtij klubi të futet në Primera Division.
Zyrtarisht Rubi do të nënshkruaj kontratë me Barcelonën më 15 korrik, kur edhe fillojnë stërvitjet parasezonale.