PEP FACTOR

Bayern Official
Çdo 5 minuta gol
29 June, 2013 @21:28
Pep Guardiola ka filluar të zbatojë punën e tij me Bayernin në fushë. Në një ndeshje me ekipin amator Wildenau, Bayern ka arritur të shënojë fitore 15-1.
Xherdan Shaqiri nuk është paraqitur fare në këtë ndeshje, përkundër se janë paraqitur Thomas Muller, Frank Ribery, Toni Kroos, etj.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 3-0 për bavarezët, por në pjesën e dytë Guardiola e kishte kurdisur një orë - me të cilën futbollistët duhej të shënonin patjetër brenda pesë minutave një gol - gjë që Bayern e arriti në pjesën më të madhe të kohës!
Të gjithë të pranishmit janë befasuar me lojën e Bayernit. Ndërsa Guardiola i dha rastin shumë lojtarëve të rinj në ekip, të cilët ai mendon shumë shpejtë t’i komponojë në ekip të parë dhe t’ua instalojë filozofinë e lojës së tij.