ITALIAN JOB

Telegraph.co.uk
Mannone kalon te Sunderland
29 June, 2013 @11:46
Skuadra e udhëhequr nga italiani kontravers, Paolo Di Canio, Sunderland ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e portierit Vito Mannone.
Italiani Mannone ka qenë ish portieri i përfaqësueses azzurre U-21 dhe ka vite që mbron në Arsenal, por asnjëherë nuk ka qenë opcion i parë i portës së topçinjëve, para polakëve Wojciech Szczesny dhe Lukasz Fabianksi.
Mannone 25 vjeç me 191 centimetrat e tij do të duhet të luftojë për portierin e parë të ‘macave të zeza’ të Sunderland me Kieren Westwood.
Sunderland është gjithashtu duke e përcjellë gjendjen e mesfushorit të Tottenham, Tom Huddlestone, i cili kushton afro tetë milionë euro.