CONFEDERATIONS

REUTERS
Italia me mungesa
29 June, 2013 @12:01
Mario Balotellit dhe Ignazio Abates të lënduar më herët gjatë Kupës së Konfederatave do t’i bashkohen edhe Andrea Pirlo dhe Andrea Barzagli, kanë njoftuar sot mjekët e përfaqësueses italiane.
Italia ndeshet nesër me Uruguajin në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Kupës së Konfederatave.
“Pirlo ka pasur probleme me muskuj edhe në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Spanjës, por i ka rezistuar lëndimit në mënyrë brilante. Në marrëveshje me trajnerin Prandelli, nuk duam ta rrezikojmë për ndeshjen e nesërme,” ka njoftuar mjeku i ekipit, profesori Enrico Castellacci, duke treguar më vonë edhe për mosrrezikimin e Barzaglit, që u detyra të dalë nga ndeshja gjysmëfinale.
Cesare Prandelli pritet të bëj rotacion në skuadër pasi që ndeshja gjysmëfinale që zgjati mbi 120 minuta, të cilën e humbën pas penalltive ndaj Spanjës, lodhi shumicën e futbollistëve.
Ndeshja zhvillohet në pikën e të nxehtit me kohën braziliane (ora 13:00) dhe pritet t’i raskapit edhe më shumë futbollistët. Me kohën tonë, ndeshja fillon prej orës 18:00.
Uruguaji u mposht nga Brazili 2-1 në gjysmëfinale, ndërsa Italia nga Spanja 7-6, pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja finale luhet të hënën mbrëma.
KUPA E KONFEDERATAVE/ Ndeshja për vendin e tretë
Nesër 18:00; Arena Fonte Nova, Bahia | Uruguaji - Italia |