CONFED. FINAL

REUTERS
Brazili maestral
1 July, 2013 @1:34
Brazili ka lënë ‘me gishta në gojë’ Spanjën në finale të Kupës së Konfederatave. Kareokët me një lojë mahnitëse kanë arritur të shënojnë fitore në finalen e shumëpritur dhe të parashikuar të kësaj gare.
Fillim i shpejtë, lojë e shpejtë, agresiviteti, dëshira e madhe dhe talenti brazilian ka ardhë në shprehje edhe ndaj Spanjës së pamposhtur vite me radhë.
Spanja në anën tjetër nuk ka mundur të tregojë aspak nga loja e saj, të cilën jemi mësuar të shohim. Komandimi maestral i Thiago Silvas në mbrojtjen braziliane, në portë i mrekullueshëm Julio Cesar, mesfushorët energjik si Paulinho dhe Oscar, ndërsa sulmi atomik me Fred e Neymar - kanë qenë të pakapshëm për Furinë e Kuqe.
Brazili ka udhëhequr që në minutën e dytë të ndeshjes kur Fred shënoi pas një karambolli në mbrojtjen spanjolle. Dominimi brazilian ka vazhduar gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa momenti kyq i ndeshjes mund të jetë largimi i topit nga vija e portës, kur David Luiz nxorri topin e shutuar nga Pedro Rodriguez që kishte mposhtur Julio Cesarin. Para përfundimit të pjesës së parë Neymar, me një torpedo, u përkujdes që Maracana e stërmbushur të festojë me të madhe duke shënuar për 2-0.
Pjesa e dytë përkundër se ia nisi me lojën e mësuar të spanjollëve, Fred u përkujdes për qetësim total të pesimistëve më të mëdhenjë duke shënuar për 3-0. Pas këtij goli Spanja morri lojën nën kontroll total. Sergio Ramos huqi penalltinë duke gjuajtur jashtë porte. Gerard Pique morri karton të kuq duke e rrëzuar Neymarin në një kundërsulm brazilian, ndërsa një rast pak më serioz i spanjollëve kur tentoi David Villa u mbrojt maestralisht nga Julio Cesar.
Brazili ka arritur të fitojë për herë të katërt Kupën e Konfederatave dhe për të tretën herë me radhë.
FAKTE:
-Spanja ka pranuar golin më të shpejtë në 20 vitet e fundit sot nga Brazili. Boshnjaku Safet Susic në vitin 1984 kishte shënuar në minutën e parë të ndeshjes Jugosllavia-Spanja;
-Spanja në pesë vitet e fundit ka arritur që t’i mposhtë të gjitha skuadrat që kanë qenë Kampionë Botëror, përveç Brazilit.
-Sulmuesi i ri i Barcelonës, Neymar, është sulmuesi i vetëm brazilian që ka arritur që të shënojë brenda një stinori 15 gola me përfaqësuese.
-Kjo është humbja më e thellë e Spanjës që nga viti 1985.
-Fituesi i Kupës së Konfederatave asnjëherë nuk e ka fituar Kampionatin Botëror në vitin e ardhshëm.
-Iker Casillas ka mbrojtur në shtatë finale dhe për herë të parë ka pësuar gol në finale.