CONFEDERATIONS

REUTERS
Buffon shpëton azzurrët
30 June, 2013 @20:27
Portieri veteran Gianluigi Buffon ka dalë në skenë në momentet vendimtare të ndeshjes. Ai ka mbrojtur tre penallti të uruguajanëve, për t’ia dhënë Italisë vendin e tretë dhe medaljen e bronztë të Kupës së Konfederatave.
Ndeshja e cila ka kaluar në shenjë të sulmuesit të Napolit, Edinson Cavani, që shënoi dy gola të bukur si dhe të Alessandro Diamantit që ishte pjesa kryesore e golit të parë dhe golashënues i të dytit për Italinë, ka përfunduar 2-2 pas 90 minutave.
E ky rezultat nuk ka ndërruar as pas vazhdimeve, përkundër se Uruguaji morri iniciativë më të madhe kah minutat e fundit të vazhdimeve dhe Italia u desht që të duronte me 10 futbollistë në fushë, pas përjashtimit të Riccardo Montolivos (dy kartonë të verdhë).
Pas ekzekutimit të penalltive, Italia ka përufunduar në përgjithësi me sukses turneun e lodhshëm për ata, me dy ndeshjet grupore: fitorja 4-3 ndaj Japonisë, humbja 4-2 ndaj Brazilit, si dhe gjysmëfinalja 120 minutëshe plus penalltitë ndaj Spanjës dhe e njëjta sot ndaj Uruguajit. Azzurrët i pret pushimi i merituar pas këtij turneu.