KOLAROV

REUTERS
Juve dhe Galata në luftë
1 July, 2013 @15:04
Krahmbrojtësi i Manchester Cityt, Aleksandar Kolarov, është i lidhur me një kalim të mundshëm në Serie A, ndërsa kalimi te kampioni Juventus do të ishte shumë i mirëpritur nga ai, njoftojnë mediat angleze. Borozani.com
Mirëpo, e përditshmja serbe Sport e afërt me lojtarin, ka njoftuar se derisa italianët mendojnë për ta transferuar atë, kampioni turk Galatasaray ia ka dorëzuar ofertën nënkampionit të Anglisë.
Besohet se Juventus ka ofruar 1.5 milionë euro për ta huazuar serbin për një stinor me opcion blerjeje përë 5.5 milionë euro në stinorin tjetër, por turqit kanë ofertuar shumë më shumë se italianët.