CHELSEA-MILAN

REUTERS
Shkëmbimi interesant!
1 July, 2013 @22:35
Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Fernando Torres, i cili së fundmi u zgjodh këpuca e artë e Kupës së Konfederatave të përfunduar dje në Brazil, mund të jetë në rrugë për Milano!
Sipas Sport Mediasetit, të afërt me Milanin, Chelsea është frustruar me Napolin dhe moszbritjen e çmimit për sulmuesin uruguajan, Edinson Cavani dhe tash planifikon të përdorë planin B.
E plani B është ndërrimi i Torresit me sulmuesin italian të rossonerëve, Stephan El Shaarawy! Edhe shtypi italian ka raportuar për një shkëmbim të tillë, për të cilin Chelsea mund të shtojë edhe të holla nëse duhet.