SHQIPTARI

Vangjeli Official
Vangjeli mbetet në Ukrainë
1 July, 2013 @23:01
Kristi Vangjeli, qendërmbrojtësi shqiptar i Chernomorets Odessas ka arritur që t’i bind drejtuesit e skuadrës ukrainase për të vazhduar edhe dy vjet me ta.
Njoftimin e ka bërë vetë futbollisti, derisa pas dy stinorëve të parë në Ukrainë, përkundër lëndimit, që e la jashtë kombëtares, Vangjeli, ka arritur që të mbetet pjesë e skuadrës.
Vangjeli ka qenë pjesë e pandashme e kombëtares shqiptare, derisa nuk u lëndua, prej të cilit moment më përkundër shërimit të tij nuk ka arritur t’i kthehet kuqezinjëve.
Skuadra e Vangjelit, Chernomorets, ka shumë gjasa që të takohet me Teutën e Durrësit në xhiron e dytë kualifikuese të Europa League, nëse durrësakët kalojnë pengesën e parë, moldavët e Dacias.