RONALDO

AS
Protestuesit s’janë kundër Botërorit
2 July, 2013 @12:14
Si një anëtar i Komitetit Organizativ të Kampionatit Botëror, Brazili 2014, ish sulmuesi i kareokëve, Ronaldo, nuk beson se protestat e mëdha në që po mbahen në vendin e tij janë kundër Kampionatit Botëror.
“Duke biseduar me njerëz kam kuptuar se ata nuk janë kundër Kampionatit Botëror, por kundër korrupcionit, keqmenaxhimit të sistemit shëndetësor, atij të edukimit dhe disa problemeve tjera. Duket mirë të shohësh një revolucion brazilian dhe njerëzit duke protestuar qetësisht,” ka thënë Ronaldo në një bisedë me AS-in spanjoll.
Në disa qytete të mëdha braziliane po organizohen protesta të mëdha për shkak të keqqeverisjes në vend dhe ato morrën vlugun e tyre gjatë dy javëvë të fundit, derisa mbahej Kupa e Konfederatave. Ronaldo gjithashtu gjatë intervistës ka cekur se Kampionati Botëror 2014 do t’i sjellë Brazilit të ardhura të shumta ekonomike.