Götze

REUTERS
S’është pishman
2 July, 2013 @15:34
I shumëpërfoluri, talenti gjerman, Mario Gotze, tashmë edhe zyrtarisht është prezentuar si lojtar i Bayernit.
Njeriu i cili befasoi shumëkë kur vendosi të kalojë te gjigandi bavarez ende pa përfunduar stinori, ka thënë se është krenar me arritjen e tij, ndërsa do të jetë kënaqësi të punojë me Pep Guardiolën.
Ish futbollisti i Borussia Dortmund, 21 vjeçari Gotze, gjithashtu ka shtuar se nuk ka qenë lehtë ta lë Dortmundin për shkak se ka qenë pjesë e tyre që nga mosha dhjetëvjeçare, por në fund të fundit nuk është pishman me vendimin e tij për të kaluar te kampioni europian, Bayern.
Gotze që është i rregullt edhe në përfaqësuesen gjermane, ka thënë se model i tij si futbollist është argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi.
Bayern Munchen i ka paguar Borussia Dortmundit 37 milionë euro për të transferuar Gotzen.