SHQIPTARËT

REUTERS
Teli e Agolli fitojnë në Shkup
3 July, 2013 @8:40
Dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Admir Teli dhe Ansi Agolli, kanë triumfuar me skuadrën e tyre nga Azerbejxhani, Qarabag, në Shkup dje ndaj Metalurgut.
Të dy shqiptarët kanë qenë të pazëvendësueshëm dhe kanë qenë për 90 minuta në fushë në fitoren prej 1-0 si mysafir në stadiumin Filipi II.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Qarabagut dhe Metalurgut luhet të enjten tjetër, ku ekipi azer me dy futbollistë të kombëtares, pritet të kalojë në raundin e dytë kualifikues duke nxjerrë kualifikimin pas dy ndeshjeve.