PSG

REUTERS
Blanc do Cavanin
3 July, 2013 @19:29
Laurent Blanc, do të donte ta ketë në skuadër sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani. Sulmuesi uruguajan, Cavani, që u përfol për një kalim të mundshëm te Real Madridi, Manchester City e Chelsea, mund të shkojë në Paris, njofton Soccerway.
“Më pëlqen ta kem në skuadër Cavanin. Ai është një sulmues që i përmbush ambiciet dhe planet e mija në sulmin parisien,” citohet të ketë thënë Blanc.
Raportimet nga mediat françeze thonë se PSG është e gatshme të paguajë deri në 58 milionë euro për dëmshpërblimin e uruguajanit, për të cilin Napoli kërkon 63 milionë euro.