W. HILL

REUTERS
Suarez-Arsenal, bllokon bastoret!
4 July, 2013 @9:07
Sulmuesi uruguajan, Luis Suarez, i cili ka qenë i përfolur si kalim i mundshëm në Real Madrid, pas problemeve që kishte në Angli për shkak të sjelljeve të tij, mbrëmë ka shokuar opinionin anglez.
Në fakt, pak para mesnatës kanë filluar të vijnë baste të mëdha për kalimin e tij nga Liverpool në Arsenal, derisa “William Hill” u detyrua ta bllokojë këtë lloj të bastit.
Pak më vonë zëdhënsi i rrjetit të bastoreve ka deklaruar zyrtarisht se, “Dikush është duke ditur diçka këtu. Shumë e madhe e parave është futur në bast.”
Derisa Liverpool mendon shitjen e Suarezit, Arsenal është duke kërkuar qe sa kohë një sulmues të klasit të lartë.