SHORTI
Thaqi: Suedezët në epërsi, mirëpo edhe ne kemi cilësi
19 June, 2017 @18:04
Pasi e kuptoi shortin e raundit të parë të Europa Leagues, për faqen zyrtare të Prishtinës foli Arsim Thaqi, kryetrajneri i kryeqytetasve:
“Sipas analizave që u kemi bërë ekipeve të mundshme që kemi mundur t’i kemi përballë, ne kemi analizuar se Norrkoping është një nga ekipet më të forta. Megjithatë ky është short dhe është kënaqësi e veçantë edhe për mua si trajner, por edhe për ekipin, që jemi pjesë e Ligës së Evropës dhe normal që duhet të përgatitemi kundër këtij ekipi, i cili është shumë i fortë, por edhe ne kemi lojtarë që kanë luajtur në ato nivele. Normalisht që këto ekipe nuk e njohin Prishtinën dhe futbollin e Kosovës, prandaj besoj që kjo mund të jetë një nga arsyet që të përfitojmë ne në këtë drejtim. Nëse e analizojmë cilësinë e këtij ekipi të Suedisë dhe cilësinë e klubit tonë, atëherë normal që përparësia është te ekipi suedez.” - u shpreh Thaqi, njofton faqja zyrtare e Prishtinës.
Momentalisht skuadra e Prishtinës po stërvitet në Gjakovë, ndërsa ndeshjen ndaj Norrkopingut do ta luajë në ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës.