HULIGANIZMI
Thyhen xhamat e autobusit të Arpagjikëve
15 March, 2017 @20:18
Autobusi i tifozëve të Lirisë, Arpagjik’t, që ishin nisur nga Prizreni në Podujevë, për ta përcjellur ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Lirisë, është kthyer me xhama të thyer.
Sulmi është bërë nga disa persona të papërgjegjshëm, të cilët hodhën gurë në drejtim të autobusit që i barti tifozët mysafirë, ndërsa rasti është njoftuar edhe nga faqja zyrtare e Lirisë.
“Autobusi ishte shumë larg stadiumit. Mirëpo, llapjanët kishin shkuar me veturë 4-5 vetë dhe kishin hedhur gurë në drejtim të autobusit, duke i thyer xhamat. Të njëjtit kanë ikur më pas nga vendi i ngjarjes. Policia, ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat e nevojshme,” thuhet në njoftim.
Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Lirisë përfundoi me rezultat 4-3 pas vazhdimeve.