Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA

Thiago Silva zyrtarisht te Chelsea

Thiago Silva zyrtarisht te Chelsea


28 August, 2020 @12:55

Skuadra londineze Chelsea, para pak çastesh e zyrtarizoi yllin Thiago Silva.

Silva te Chelsea kaloi si lojtar i lirë dhe nënshkroi kontratë 1 vjeçare, derisa mbrojtësi brazilian në lidhje me transferimin e tij ka thënë:

Jam shumë i lumtur që u bashkova te familja e Chelseat, jam i emocionuar që do të jem pjesë e skuadrës së bashku me Frank Lampardin, pres me padurim për sfidat e radhës së bashku me tifozët.”

35 vjeçari Silva së fundi ishte pjesë e PSG-së, derisa gjatë karrierës së tij ka luajtur në Fluminense dhe te Milani.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League