PËRFORCIMI
Tirana zyrtarizon mbrojtësin bullgar
30 June, 2015 @14:02
Futbollisti bullgar me përvojë, Martin Kavdanski, është zyrtarizuar si përforcim i ri i Tiranës sot, ka bërë të ditur klubi bardhekaltër.
Ekipi nga kryeqyteti i Shqipërisë, që nuk siguroi daljen në Europë për stinorin e radhës ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me bullgarin 28 vjeç.
Përveç kampionatit bullgar ku ka luajtur me disa ekipe, Kavdanski ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës dy stinorë më parë.