SAMIR UJKANI
Ujkani në shënjestrën e ish kampionit turk
30 June, 2015 @13:12
Portieri i përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës nga Serie A, Palermo, karrierën e tij mund ta vazhdojë në Turqi.
Sipas mediave italiane, për Ujkanin ka shprehur interesim ish kampioni i Turqisë, Bursaspor, i cili ditë më parë kishte transferuar qendërmbrojtësin shqiptar nga Shkëndija e Tetovës, Sedat Berishën.
Lajmin për interesimin e ekipit turk ka shkruar edhe gazeta e njohur italiane, La Gazzetta dello Sport, derisa qëndimi i 26 vjeçarit në Palermo tashmë shihet si e pamundur, për shkak të hapësirës së vogël për lojë.
Ujkani po kërkohej edhe nga skuadra të tjera, ku interesim të madh për të kanë shprehur skuadrat nga Serie A si Sampdoria dhe Bologna.