KILI
Një hap pranë historisë
30 June, 2015 @8:27
Kili ka arritur që të shkruajë emrin në finale të Copa America 2015 duke e mposhtur Perunë me rezultat 2-1.
Sidoqoftë fitorja e vendit organizator nuk ka qenë e lehtë, bile pak edhe kontraverse pas përjashtimit të lojtarit të Perusë për 20 minuta lojë.
Eduardo Vargas ka qenë ylli i ndeshjes me dy gola të shënuara, që i japin Kilit shpresën për titullin e parë jugamerikan në historinë 99 vjeçare të kësaj gare.
Lojtari që stinorin e kaluar luajti për QPR-në në Premier League, ndërsa është pronë e Napolit, është treguar në vend të duhur në momentin e duhur për të shënuar dy herë në portën peruane, që përkundër se me 10 lojtarë i ka bërë ballë burrërisht vendasve të garës.
Kili në finale do të luaj ndaj Argjentinës ose Paraguajit, të cilët përcaktojnë finalistin e dytë të Copa America 2015.
Eduardo Vargas Goal vs Peru 2-1 [ Chile vs Peru… by robhasanjes