MIRANDA
Në Milano për teste mjekësore
30 June, 2015 @12:47
Skuadra e Interit është përforcuar në mbrojtje me futbollistin brazilian, Miranda.
Qendërmbrojtësi 30 vjeçar ka arritur sot në qytetin e Milanos për t’i kryer testet mjekësore, e më pas edhe për ta zyrtarizuar transferimin me nënshkrim të marrëveshjes.
Futbollisti që luajti për Atletico Madridin që nga viti 2011, do të jetë përforcimi i tretë pas françezit Geoffrey Kondogbia dhe kolumbianit, Jeison Murillo.