EUROPA LEAGUE
Gjyqtar shqiptar në ndeshjen e Kukësit
30 June, 2015 @13:27
Gjyqtari shqiptar, Bekim Zogaj, që ka nënshtetësi zvicerane, do të jetë njëri nga ata që do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Kukësit dhe Torpedos, në kuadër të Europa Ligës.
Zogaj, së bashku gjyqtarin tjetër, Sladan Josipovic, do të jenë gjyqtarët anësorë të ndeshjes, që do ta ndihmojnë gjyqtarin kryesor, Sascha Amhof.
Zogaj më parë ka drejtuar shumë ndeshje në Superligën e Zvicrës, si dhe disa ndeshje ndërkombëtare të përfaqësueseve në grupmosha të reja, derisa kjo do të jetë përvoja e tij e parë në Europa League.
Ndeshja ndërmjet Kukësit dhe skuadrës bjelloruse, Torpedo Zhodino, do të zhvillohet të enjtën më 2 korrik në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë