PRISHTINA - FERONIKELI

Titulli dhe mbijetesa, në “Fadil Vokrri”
9 May, 2021 @11:59
Ndeshja e fundit e xhiros së 34 në Superligë, do të luhet në mes të Prishtinës dhe Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Prishtina e kishte mposhtur në ndeshjen e parë Feronikelin me rezultat 1-2, derisa ndeshja e dytë përfundoi pa gola 0-0. Në ndeshjen e tretë Nikli triumfoi 2-0 ndaj kundërshtarit.
Prishtina ka një seri prej 8 ndeshje pa humbje, derisa humbja e fundit ishte pikërisht nga Feronikeli.
Prishtina me 72 pikë gjendet në krye të tabelës, kurse Feronikeli me 38 pikë në pozitën e shtatë.