TREPÇA'89 - GJILANI

5 ndeshje pa fitore, Trepça’89 kërkon këndelljen
9 May, 2021 @11:06
Trepça’89 dhe Gjilani, do të përballen sot nga ora 15:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Kjo do të jetë një ndeshje jetike për Trepçën’89, ngase gjendet në pozitën e parafundit në zonën e rrezikshme dhe dëshiron ikjen nga kjo pozitë.
Në anën tjetër Gjilani është pak më e i qetë. Skuadra e trajnerit Ismet Munishi, gjendet në TOP 4 të Superligës.
Trepça’89 nuk është duke fituar në pesë ndeshjet e fundit në Superligë.
Ndeshja e parë në mes të këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat 0-0, ndeshja e tretë i takoi Trepçës’89 me rezultat 3-0, kurse Gjilani e mposhti në ndeshjen e tretë me rezultat 2-1.
Trepça’89 me 36 pikë gjendet në pozitën e nëntë, derisa Gjilani me 48 pikë në pozitën e katërt.