LIVERPOOL 2-0 SOUTHAMPTON

Foto: premierleaegue.com
6 pikë larg, kampioni s’gabon
8 May, 2021 @23:24
Liverpool ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Southamptonit sonte në Anfield Road, duke i mposhtur mysafirët 2-0 [Mane 31, Thiago 90].
Sadio Mane i ka dhënë avantazhin djelmoshave të Jurgen Kloppit, derisa për herë të parë këtë stinor ka pranuar asistim nga Mohamed Salah!
E krejt në fund të ndeshjes, ka qenë spanjolli Thiago Alcantara që ka shënuar golin e parë të tij në Premier Ligë për të vulosur fitoren e ekipit kampion, ende aktual në PremierLigë.
Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 3 xhiro për tu zhvilluar, kurse Liverpool është 6 pikë larg një vendi që dërgon në Ligë të Kampionëve dhe i ka 4 ndeshje për t’i zhvilluar (pasi që ka edhe ndeshjen e shtyer ndaj Man Unitedit).