2 KORRIKU 3-1 FERIZAJI

Humbja lë Ferizajin në prag të rënies
8 May, 2021 @23:16
Ferizaji nuk ka arritur të bëj më shumë sot në Prishtinë në përballje ndaj 2 Korrikut, pasi që u mposht 3-1 [Drin Ymeri 10, Flamur Bajrami 26, Adonis Pervetica 87 - Kenan Orana 15] në fund.
Skuadra prishtinase nuk kalkuloi fare në këtë ndeshje duke shënuar shpejt për të treguar fuqinë e saj dhe kështu pas vetëm 30-minutash lojë ata kishin epërsinë për herë të dytë në ndeshje dhe deri në fund të takmimit u përcaktua vetëm rezultati përfundimtar, derisa mysafirët me një gol të nderit u ndanë nga ndeshja.
Derisa 2 Korriku është stabil qe sa kohë në Ligën e Parë B, Ferizaji, anëtar i Superligës që nga stinori i kaluar dhe me shumë blerje të mëdha të proklamuara, po përjeton krizën e madhe financiare dhe përkundër disa bojkoteve, po vazhdon të kalojë stinorin më të vështirë ndoshta në histori të klubit.
Në ndeshjen e fundit të stinorit Ferizajit i duhet patjetër fitorja ndaj Dardanës për të mbijetuar. Ferizaji ndeshjet si vendas po i zhvillon në stadiumin Suad Brava të Hanit të Elezit, pasi që për shkak të një incidenti disa xhiro më parë KD i FFK-së dënoi me dy ndeshje moslojë në stadium të vetin ekipin në fjalë.