A&N 1-1 ONIX

A&N barazon në ndeshjen e fundit si vendas
8 May, 2021 @22:51
Skuadra debutuese në Ligë të Parë të Kosovës, A&N nga Prizreni ka barazuar në ndeshjen e fundit të stinorit si vendas në stadiumin Boka në Korishë të Prizrenit.
Ata kanë marrë një pikë në takim me Onixin e Banjës së Pejës duke barazuar 1-1 [Stefan Kocev - Larson Ferati 75]. Ka qenë maqedonasi Kocev që ka shënuar për epërsinë e vendasve, para se mysafirët të sigurojnë pikën përmes Feratit.
Të dyja ekipet kanë pasur ecuri të mirë përgjatë pjesës së parë të kampionatit në Ligë të Parë A, mirëpo në pjesën e dytë, veçanërisht pas xhirove të para pranverore kanë shënuar rënie dhe kështu duke siguruar mbijetesën heret — nuk kanë pasur brenga të mëdha në xhirot e fundit të stinorit.